Presidenti Emmanuel Macron i Francës, ka vlerësuar në Pallatin e Brigadave, shkrimtarin e madh, Ismail Kadare me Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
Gjatë fjalës së tij, ai e ka nderuar Kadarenë me fjalët më të larta, duke u ndalur më konkretisht dhe te gjithë veprimtaria e tij, edhe te përkthimet në gjuhën frenge.
Macron ka theksuar se Kadare ishte i njohur në vendin e tyre përmes romanit të njohur “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, përpara se të shkonte për të jetuar.
“Ju rritët një xhevahir arkitekture qyteti i Gjirokastrës, në një shtëpi të madhe që ju e mbushët plot me ëndrrat tuaja. Në moshën 11-vjeçare ju apasionoheni pas Makbethit, aq sa e kopjuat të gjithin me dorë. Më pas me Homerin, Gogolin ju blindoni ekzistencën tuaj intelektuale.
Në nëntor të vitit 1990 ju vendosët të kërkoni azil politik. Në atë moment u kthyet në vendin që i pari përktheu librat tuaja. Një vend që jetonte brenda jush përpara se ju të jetonit te ai. Aq sa kur ishit 16 vjeç i këndonit me vargje bukurisë së një kryeqyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Një vend ku ekzistonit para se të shkonit, sepse “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” ishte i përkthyer në raft”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Macron.