Policia e Kosovës ka njoftuar se po zhvillon hetime për rastin e vdekjes së një burri në Gjakovë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, pasditen e së hënës një burrë ka raportuar në polici se e ka gjetur pa shenja jete vëllain në shtëpi. Vdekjen e ka konstatuar mjeku.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ganimete Tërbeshi”.
Raporti i Policisë thekson se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.
Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion në institucionet përkatëse.
DTV