Pas vetëm gjashtë minutash lojë, bardhëeklatrit kaluan në epërsi me anë të Leotrim Kryeziut.
Prishtina ka fituar 2-1 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Vendasit vazhduan me lojë të mirë në minutat në vazhdim, por që lëshuan raste të mira shënimi.
Në 45 minutat e dytë, kryeqytetasit ia dolën të vulsonin fitoren e tyre, duke realizuar edhe golin e dytë, por që pësuan një tjetër.
Ishte minuta e 67-të e takimit, kur Kryeziu shënoi golin e tij të dytë personal, për të relaksuar edhe më shumë ekipin e tij..
Mirëpo, Ferizaj nuk u dorëzua deri në fund dhe ngushtoi epërsinë e Prishtinës në 2-1 në minutën e 83-të me anë të Donat Hasanajt.
Pas javës së 11-të, Prishtina gjendet në vendin e tretë me 15 pikë, ndërsa Ferizaj pozicionohet në të fundit me tetë sosh.