“Ndërkohë janë shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P. A., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. N., 49 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit V. N.)”, thuhet në njoftim.
Ka shkuar në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Qarku”, i cili zbuloi një javë më parë një shtëpi bari në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Sipas policisë sot janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë ( babë e bir) V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç (babë e bir), banues në lagjen “Guerile”, autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar tri pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg.
Gjithashtu në banesën e të arrestuarve është gjetur edhe 1 armë sportive.
“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. N., shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit dhe prindërve të tij, shtetasve V. N. dhe V. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e shtetasit P. A”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.