Hapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë

Të mërkurën në orën 08:30 është hapur pikëkalimi kufitar në Jarinjë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pikëkalimi kufitar në Jarinjë është hapur në ora 08:30.

Këtë e ka konfirmuar , zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Do të hapet në ora 08:30”, ka thënë Elshani.

Mbyllja e pikëkalimit kufitar në Jarinjë është vendosur që nga data 24 shtator pas sulmeve të rënda terroriste në zonën veriore të Kosovës, ku u sulmua Policia e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.