Të dhënat e policisë tregojnë se vetëm të martën, janë raportuar 114 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 42 me persona të lënduar dhe 71 të tjera me dëme materiale.
Policia e Kosovës ka thënë se me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut janë shtuar edhe aksidentet e trafikut, ku fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete.
Shumica e rasteve që kanë ndodhur janë vetë aksidente ku automjetet janë rrokullisur apo kanë dalë nga rruga si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, mos mbajtjen e distancës së sigurisë në mes mjeteve apo mos përqendrimi në ngasje.
Andaj Policia e Kosovës apelon shoferët që të shtohet kujdesi gjatë drejtimit të mjetit në rrugë kur ka reshje të shiut, mjegull në rrugë, ngrica e raste tjera kur mund të rrezikohet jeta dhe siguria e pjesëmarrësve në trafik.