Bastisje në tri lokacione në Obiliq, sekuestrohen armë zjarri

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se në tri lokacione të ndryshme janë kryer kontrolle me urdhër të prokurorit të shtetit.

Sipas njoftimit, në stacion nga policia janë shoqëruar tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur e sekuestruar dy armë zjarri (njëra jo funksionale).

“Ndaj të dyshuarve janë kryer procedurat e nevojshme policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, është hapur rast për veprën ‘Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se dy nga personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që njëri nga ta është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ka rezultuar se ndaj tij është aktive një urdhëresë e gjykatës.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.