Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive.
Krasniqi ka thënë se me ministrin Sveçla kanë vizituar disa familje.
“Banorët e Leposaviqit tashmë kanë infrastrukturë rrugore më të mirë për arsye të rrugës së asfaltuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.