Pas emitimit të mesazhit të Komandantit legjendar Adem Jasharit, Ramiz Lladrovci e ka komentuar duke theksuar se ishte mesazh “për disa nga shokët e përkushtuar e të zotuar për të ecur rrugës së çlirimit me çdo çmim”.
Postimi i plotë:
Sot, në rrjetet sociale, është mesazhi i Komandantit legjendar Adem Jashari, me rastin e Vitit të Ri 1998, për disa nga shokët e përkushtuar e të zotuar për të ecur rrugës së çlirimit me çdo çmim.
Historia jonë e re, pati fillim që mund të quhej mrekulli të cilën bota dhe disa shkurtpamës nuk mund ta besonin se Komandanti legjendar me UÇK-në mund ta shporrnin një armatë të fuqishme si ajo e Serbisë.
Mrekullia ndodhi, e ne sot, jemi shtet i pavarur dhe me krenari i kujtojmë ato ditë, i kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë, kujtojmë Komandantin tonë legjendar, Adem Jasharin dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë!
Prandaj, sot, në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci, ndodhet shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jasharit, Hamzës dhe Bacit Shaban si mesazh për gjeneratat se vepra e tyre është e përjetshme dhe ne jemi krenar që jetuam në këtë epokë.