Sulm ndaj dy policëve në Skënderaj, arrestohet një person

Në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi që ka kanosur dy zyrtarët policorë pasi i është shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje.

Një person dyshohet se i ka sulmuar dy zyrtarë policorë në komunën e Skënderajt respektivisht në fshatin Klinë e Epërme.

I dyshuari është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur më datë 19 Tetor 2023, rreth orës 11:25 paradite.

Ky incident sipas raportit të Policisë së Kosovës ndodhi pasi i dyshuari, u kap nga policia për shkelje të rregullave të trafikut.

Gjatë procesit të shqiptimit të një tiketë për kundërvajtjeje, i dyshuari, ka pasur një reagim të papritur ndaj dy zyrtarëve policor.

Pas shqiptimit të tiketës për kundërvajtje, ai është futur në sjellje të pakontrollueshme dhe ka kanosur dy zyrtarët policorë, ku reagimi i menjëhershëm i policisë ka çuar në arrestimin e të dyshuarit.

“Fsh. Klinë e Epërme, Skenderaj 19.10.2023 – 11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tiketë kundërvajtje i ka kanosur dy zyrtarët policorë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.