Të shtunën në Kosovë emisarët për dialogun, Kurti: Serbisë duhet t’i vendosen sanksione, nuk ka normalizim pa siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka komentuar ardhjen e emisarëve evropianë dhe amerikanë në Kosovë, duke thënë se kërkesat dhe ofertat e tyre do t’i mësojë të shtunën, kur pritet të jenë për një vizitë në Kosovë.

Kurti këto komente kryeministri Albin Kurti pas vënies së gurthemelit të çerdhes në Godanc të Shtimes, ku tha se nuk mund të ketë normalizim pa siguri.

“Çka do të kërkojnë e çka do të ofrojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them se nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, por edhe për popullin e shoqërinë, për këtë ne punojnë ditë e natë.

Në dhjetorin e vitit të kaluar i kishim tri javë 16 barrikada në veri. Më 26 ishte një sulm terrorist ku është vrarë heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. Është jetike për Kosovën, demokracinë por edhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi që ata që nuk e kanë ditur ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar, më në fund duhet ta bëjnë këtë sepse nuk është Kosova që duhet t’i vënë masa ndëshkuese por është Serbia ajo që duhet t’i vendosen sanksionet”, tha ai.

Kurti tha se sa i përket dialogut në Bruksel, ai tha se marrëveshjet nuk është duke i zbatuar Serbia.

“Ne kemi edhe marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 18 marsit. Ne kemi qenë përherë konstruktiv, kreativ dhe të përkushtuar dhe kurrsesi nuk ka faj apo përgjegjësi në anën tonë pse Kosova dhe Serbia nuk i kanë marrëdhëniet normale.

Marrëveshja bazike e Brukselit nga 27 shkurti e ka në qendër njohjen defacto reciproke dhe sa më parë që zbatohet ajo, do të kemi jo vetëm normalizim demokratik e evropian por edhe siguri për vendin tonë e rajonin”, tha ai.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.