Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po vazhdojnë punimet në zgjatjen e rrugës “B”.
Rama tha se zgjatja e rrugës “B” do të lirojë dukshëm qarkullimin e veturave në atë pjesë dhe sipas tij, ajo do të lidhet me rrugën “A”.
“Në këtë pjesë të lagjes “Prishtina e re” dhe do të largohet kundërmimi i ujërave të zeza”, tha Rama.
Gjykata Komerciale të premtën ka marrë vendim që të pezullohen punimet në ndërtimin e rrugës “A”.