Osmani në OKB do të flasë për agresionin e Serbisë në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo nga ora 21:00 sipas kohës tonë do të flasë në seancën e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet raporti për Kosovën.

Osmani tha se në këtë seancë do të flasë për agresionin e Serbisë më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.