Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se marrëveshjet ndërkombëtare janë kauzë e rrejshme e qeverisë Kurti në tentik të fshehjes së dështimeve të njëpasnjëshme.
Musliu-Shoshi ka parashtruar disa pyetje në llogarinë e saj në Facebook.
“Çka ndodhi me 819.1 milion Euro vlerë të marreveshjeve ndërkombëtare të votuara nga opozita”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Ambasadori gjerman në Kosovë, ka kërkuar nga partitë opozitare që t’i votojnë këto marrëveshje.