Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se minatorët e minierës me flotacion, kanë hyrë në grevë brenda vendit të punës.
Sipas njoftimit për media, kërkesë është realizimi i pagave mujore nga muaji qershor deri në tetor, shkarkimi i menaxhmentit, sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës.
Sipas njoftimit, greva ka filluar sot.
Qeveria e Kosovës ka ndarë të hënën një milion e 675 mijë eurove për “Trepçën”.
Minatorët e “Trepçës” vazhdojnë t’i marrin pagat me vonesë. Shkaku i kësaj në minierën e Stantërgut ata kanë bojkotuar punën disa herë. Minatorët paralajmëruan ashpërsim masash nëse situata nuk ndryshon.
Minatorët e Stantërgut që nga e premtja e deri të martën kanë bojkotuar punën disa herë meqë nuk u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator.
DTV