Rritja e nivelit të manganit në Badoc ka shkaktuar panik te qytetarët e Prishtinës, të cilët furnizohen me ujë nga ky liqe. Por kryeqytetasit nuk duhet që të shqetësohen, ngase gjendja nuk është alarmante tha, zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku.
“Gjendja nuk është shqetësues gjendja nuk është alarmante pak është bërë panik më shumë se që duhet, edhe ekspert të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës kanë dhënë rekomandime dhe kanë thënë që nuk duhet bërë panik sepse nuk është shqetësuese”.
“Kompania Rajonale Ujësjellësi Prishtina para disa dite bashkë me institutin e shëndetit publik Kosovës si një punë e zakonshme që e bëjnë monitorimin e cilësisë së ujit 24 orë pa ndërprerë kanë has në rritje të nivelit të manganit në sipërfaqe apo liqenin e Badocit. Menjëherë jemi detyruar me rekomandime të IKShPK-së që të zvogëlojnë prodhimin e ujit në mënyrë që ta ruajmë kualitetin e ujit nga 480 litra në sekondë që e kemi bërë shpërndarjen nga sistemi i Badocit e kemi ul në 180 litra në sekondë në mënyrë që ata ujë që e dërgojnë të qytetarët të jetë i përshtatshëm për konsum”.
Mjeku shtoi se në zonat që nuk duhet ta përdorin ujin po i furnizojnë me autobot, madje dy të tillë janë në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
“Tash për tash zonat të cilat janë duke i furnizuar me ujë të pijshëm nga sistemi Badovcit janë duke u furnizuar përmes autoboteve me ujë të pijshëm sepse jo secili qytetar ka kushte të mira ekonomike që të blejë ujë për pije. Ka shumë lagje në të cilat jemi duke vendosur autobot dhe në të njëjtin kohë ne kemi dërguar dy autobot në ditët e djeshme në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali”.
Mandej ajo tha se të kenë takim me Institutin Shëndetit Publik të Kosovës , e më pas do të dilet me rekomandime se si duhet të veprohet.
Mjeku shpreson që gjatë kësaj jave gjendja do t’i kthehet normalitetit.
Ajo “Gjendja është duke shkuar duke përmirësuar mirëpo ende nuk e ka arritur atë nivelin që duhet të jetë sipas standardeve dhe sa për njoftim sot Instituti Shëndetit Publik të Kosovës bashkë me KRU Prishtina do kenë një takim dhe nga aty do të dilet me rekomandime te reja të shohim se saktë se si qëndron situata a është gati në përmirësuar apo do të merr edhe pak kohë mirëpo ne po shpresojmë që gjatë kësaj jave gjendja do të i kthehet normalitetit”.