Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0 përkundër rasteve të mira që patën dy skuadrat.
Drenica ka arritur t’i jap fund serisë prej katër fitoreve të Ballkanit.
Dueli i zhvilluar në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj ka përfunduar në barazim 1-1.
Me të filluar pjesa e dytë, më saktësisht në minutën e 54-të të ndeshjes vendasit kaluan në epërsi.
Ishte sulmuesi anësorë Osman Mëziu që u gjend bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-0.
Ballkani u hodh i gjithi në sulm dhe golin e barazimit e gjeti në minutën e 81-të. Ishte mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi që realizoi një gol të bukur për të barazuar shifrat në 1-1.
Deri në fund përkundër tentimeve nga dy skuadrat gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 1-1.
Përkundër barazimit, Ballkani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë, pesë më pak se Drita që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.
Ndërkohë Drenica mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 12 pikë.
Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon në shtëpi ku pret Trepçën ’89, derisa Drenica luan në udhëtim te Gjilani.