“Pagat janë ekzekutuar”, “greva do të vazhdojë” – Çka po ndodhë me minatorët në Trepçë?

Minatorët e Trepçës që nga dita e martë (24 tetor) janë future në grevë. Ata po kërkojnë realizim të pagave me kohë, shkarkim të menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor. Për këtë kemi kontaktuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrahmanin.

Abdurrahmani ka thënë se pagat janë ekzekutuar derisa nuk ka detaje tjera.

“Pagat janë ekzekutu në tërësi”,tha ai

Por përkundër këtij veprimi greva e minatorëve do të vazhdojë. Kështu tha kryetari i Sindikatës, Ibrahim Jonuzi.

Ai i tha se deri në realizimin e tri kërkesave greva do të vazhdojë.

“Pagat veç i ka realizu të këtij muaji por pika e parë ka qenë që pagat nuk duhet të vonohen i ka marrë datat maksimumi është data 10. Ne duam realizimin e tri pikave dhe deri në realizimin e kërkesave grave e minatorëve nuk do të ndërprehet; shkarkim të menaxhmentit, sigurim shëndetësor dhe kushtet e punës t’i marrin përsipër që t’i rregullojnë përndryshe greva nuk do të ndalet“, ka deklaruar Jonuzi.

Tutje kryetari i Sindikates tha se askush nuk ka tentuar që të bije në kontakt me ta për gjetur një zgjidhje.

“Asnjë tendencë nuk ka pasur as nga Bordi as nga menaxhmenti për të diskutuar“, tha ai.

Deri tani 3 minatorë është raportuar se kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Kemi tentuar të marrë një përgjigje nga drejtoresha e Spitalit në Mitrovicë,  për të kuptuar më shumë rreth gjendjes së minatorëve, por e njëjta ka qenë e paçasshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.