Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha sot se bisedimet në Bruksel me përfaqësuesit evropianë për Kosovën ishin të vështira dhe të dhimbshme, por se Serbia “ka shmangur skenarin për të qenë fajtori dhe faktori përçarës”.
Sipas tij, Serbia është e gatshme të negociojë për të gjitha propozimet por asnjëherë për pavarësinë e Kosovës dhe antarësimin e saj në OKB.
“Ne nuk pranojmë asnjë formë të njohjes de jure apo de facto të Kosovës si shtet i pavarur”. Mund të flasim për gjëra të tjera, qoftë deklaratë doganore, vulë kjo apo ajo… Gjithçka që nuk shpie në pavarësinë e Kosovës është për ne diçka që mund të jetë temë në tryezë”, tha ai.
“Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë, por ne duhet ta dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 dhe autoritetin ushtarak atje ia lamë KFOR-it”, tha Vuçeviq.
DTV