Këshilli Evropian ka dalë me konkluzione pas ditës së dytë të samitit ku është folur edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Këshilli është shprehur i shqetësuar me situatën e sigurisë ne veri të vendit, ndërkohë ka kërkuar bashkëpunim nga Serbia për sulmin në Banjskë.
“Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Dënon ashpër sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. BE-ja prej që autorët të kapen dhe të sillen para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht e të marrë të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë”, thuhet në deklaratën e Këshillit.
“Dështimi për të depërshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja. Këshilli Evropian shpreh keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe zbatimin e Aneksit si dhe marrëveshjet e tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.
Këshilli u ka bërë thirrje palëve që t’i zbatojnë marrëveshjet pa vonesa dhe pa kushte.
“Kjo përfshin krijimin e Asociacionit. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën drejt Evropës për të dyja dhe të dyja rrezikojnë të humbin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit” .
DTV