Nesër akrepat lëvizin një orë pas

Ditën e diel në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.

Ndonëse pyetjes se “a do të flemë një orë më shumë apo më pak” nuk mund t’i japim përgjigje, sepse është individuale se sa mund të fle njeriu, megjithatë kalimi në matjen dimërore të kohës nënkupton se dita shkurtohet për një orë – që do thotë se do të errësohet një orë më shpejt se më parë.

Matja dimërore e kohës do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit mars, e diel 31 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published.