/

Selmanaj: Veç LVV-ja ka thënë se Asociacioni do të jetë kundërkushtetues, pse u desh të pësojë kaq shumë Kosova?

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti kanë thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë në përputhje.

Selmanaj tha në Frontal në T7 se nuk dinë asgjë për propozimin e ri për Asociacionin.

“Kush ka thënë që do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën? E kanë thënë vetëm këta”, tha ai.

Ai kujtoi se LVV-ja e quante “zajednicë” këtë bashkësi komunash.

“Pse u dashtë kaq shumë me pësu Kosova për ambicie të ndyra për të ardhur në pushtet?”, tha Selmanaj. “A deri këtu shkon lufta politike, ndyrësia politike?”.

Selmanaj tha se “Albin Kurti në të gjithë karrierën e vetë politike ka bërë vetëm dëme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.