Katër persona janë përleshur fizikisht ditën e hënë në Dragash.
Policia njofton se gjatë përleshjes ata kanë dëmtuar edhe derën e hyrjes së një objekti, transmeton DTV.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
DTV