Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zgjerimi i BE-së është në krye të prioriteteve të Komisionit Evropian.
“Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’u bashkuar me BE. Ne jemi të lumtur të ndihmojmë që kjo të ndodhë,” tha ajo.
Ajo theksoi se Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi që ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së. “Më vjen mirë që jeni të vendosur ta ruani atë pozicion”, theksoi ajo në një konferencë për media, gjatë vizitës së saj në Mal të Zi.