Pas përfundimit të Prime-it, si gjithnjë banorët dalin jashtë për të shijuar darkën që ua sjellin.
Gjatë kësaj kohe, teksa shijonin darkën, banorët filluan bisedat e tyre, e ajo e Edonës, i shokoi banorët, e më së shumti Bleron.
Edona e ka përmendur nënën e saj shumë shpesh, sidomos mënyrën se si e kishin martuar atë.
Ajo tegon se nëna e saj kur u martua ishte 13-vjeçare, që bie të ketë 13 vjet diferencë në moshë, me vajzën, Edonën.
“Nënën e kanë martuar me zor, në moshën 13-vjeçare, e kanë ndërruar me një lopë. Nëna më thoshte, unë kam qenë fëmijë vetë, kam luajtur me kukulla.” – u shpreh Edona.
Blero shokohet pas kësaj, duke i thënë që vajza e tij është tani 13 vjeçe, e nuk do të mund ta paramendonte një gjë të tillë.