Egjipti ka ndërtuar spital fushor pranë pikës kufitare Rafah, me Gazën.
Sipas BBC, spitali ka për qëllim të trajtojë të plagosurit që kalojnë kufirin nga Gaza..
Autoambulancat kanë hyrë disa herë në këto spitale duke sjellur të lënduar nga lufta,
Spitali fushor është ndërtuar në Sheikh Zuweid, zonë fushore rreth 10 km afër kufirit me Gazën.
Qindra njerëz janë duke pritur për të kaluar kufirin e Gazës, teksa autoritetet thonë se vetëm 81 persona kanë të drejt të kalojnë.
Ndërkaq AFP raporton se 545 të huajve, përfshirë dhe shtetas të dyfishtë, do t’u lejohet hyrja në Egjipt.