Përfundon seanca, miratohet raporti vjetor financiar për buxhetin e vitit të kaluar

Në mungesë të opozitës, nuk është shqyrtuar pika e rendit të ditës për formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.

Pas pauzës, seanca plenare ka vazhduar sërish pa prezencën e partive opozitare. Këto të fundit kanë propozuar që të miratohen dy mocione për trajtimin e kërkesave të minatorëve të “Trepçës” dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Por të dy këto mocione nuk kanë marrë mbështetjen e shumicës parlamentare.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër, ku për raportim në këtë seancë është ftuar kryeministri Albin Kurti. Ai para deputetëve pritet të përgjigjet lidhur me atë që është dakorduar në takimin e fundit në Bruksel

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.