Transgjinorja Edona James, po vazhdon të jetë shumë e komentuar për deklaratat e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Së fundmi, ajo gjatë një bisede me banorët ka folur për kohët e shkuara.
Ajo ka shprehur ankesë për faktin se burrat e sotëm nuk janë më siç kanë qenë dikur.
“Përpara ka qenë burrat burra, tash burrat janë bërë si gra. Krejt po vishen, po lyhen. Një herë dalin sikur burrat, pastaj dalin sikur gra”, ka thënë Edona.
Përndryshe, nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova këtë të premte do të eliminohet banori i parë nga gjashtë të nominuarit.
Personazhet VIP të nominuar këtë javë janë: Shqipe Hysenaj, Ledi Vokshi, Blerando, Brikenda, Meti Alshiqi dhe Yll iDervishi (Buci).