Abazi e godet Mimoza Kusarin, Kurtin e pyet “a je serbofil që e pranove Asociacionin”

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, në fillim të fjalimit të tij ka goditur shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, duke kritikuar ish-partinë e tij.

Ai parashtroi edhe një :gjëegjëzë”.

“A e dini ku ke ra? Keni rënë në pamundësinë për të argumentuar se çfarë në fakt po ndodh? Por, unë kam një gjëegjëzë këtu: “Si quhet një gjë është vetëmenaxhim sipas pikës së 7 e ndërlidhur me pikën 10? Ama këtë përgjigje e pranoj veç prej atyre që e kanë kartelën e Vetëvendosjes. Vetëmenaxhimi s’është abstrakt, por përmbajtjesore”.
Abazi tha se Kurti pyeste më parë nëse ata që pranojnë Asociacion janë serbofilë.

“Serbofilë janë kryeministrat që pranojnë Asociacion. Çka je sot zotëri Kryeministër sot? A je serbofil? Nuk do të ketë kurrë asociacion me kompetenca ekzekutive monoetnike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.