Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë raportimit para deputetëve të Kuvendin për takimin e 26 tetorit në Bruksel tha se nuk do të ekzistonte një draft i emisarëve nëse nuk do të ishin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
“Në takimin e 26 tetorit kam thënë se nëse behët paketa dhe paska kësi urgjencë globale, kryeqytet më të mirë dhe ngjarje më të mirë, se Brukseli dhe Samiti Evropian nuk ka, lë të nënshkruajmë sonte. Unë kam pranuar ta nënshkruaj, po veç nënshkrimi është pranim i asaj marrëveshje, këtë e kam berë të qarë në takim dhe ata të gjithë e din këtë gjë”, theksoi Kryeministri.
Ai tha se nënshkrim nuk ka sepse nuk mund të këtë nënshkrim vetëm nga njëra palë.
Kurti gjithashtu shprehi qëndrimin e tij për normalizim të marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse do të kishte nënshkrim vetëm prej Kosovë, kjo do të thotë se vetëm Kosova ka nevojë për normalizim. Kosova është shtet normal nuk ka nevojë të normalizohet. Kosova i ka marrëdhëniet abnormale me Serbinë dhe duhen të dy nënshkrimet. E marrëdhëniet i kemi abnormale me Serbinë, se Serbia nuk është shtet normal, por unë Serbinë nuk mund ta normalizojë.
Kurti njoftoj opozitën që ai raporton vetëm para opozitës së tij dhe jo para emisarëve. Derisa, shtoi se emisarët evropian i ka ftuar vetëm për t’i njoftuar lidhur më marrëveshjen.
“Këtu është raportimi e atje është njoftimi”, tha Kurti.