Pas arrestimit të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj nga Specialja, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka treguar një bisedë që e ka zhvilluar sot me deputetin, Hisen Berisha.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar se kur e ka pyetur Berishën nëse ka dëgjuar për arrestimin e Isni Kilajt, Berisha ia ka kthyer “Aiiiiii kishe u koritë e u shku në Vetëvendosje, se Gjykata Speciale s’ka çka i banë”.
“Biseda ime me Hisen Berishën sot.
Unë: Hisen a dëgjove që e morën Isni Kilajn?
Hiseni: Kush?
Une: Gjykata Speciale.
Hiseni: Aiiiiii kishe u koritë e u shku në Vetëvendosje, se Gjykata Speciale s’ka çka i banë”, ka shkruar Musliu në Facebook.