Aston Villa pësoi disfatë si mysafir sot ndaj skuadrës së Nottingham Forest me rezultat 2-0, me portierin Emiliano Martinez që kishte një përgjegjësi te goli i dytë i pësuar.
Martinez para pak ditësh u shpall portieri më i mirë në botë për vitin 2023, duke e fituar trofeun ‘Yashin’, që dhurohet për portierin më të dalluar të një viti.
E pas kësaj, portieri i Aston Villa bëri një “gafë” të madhe, duke pësuar një gol tejet qesharak.
Ai nuk arriti të stoponte gjuajtjen e mesfushorit Mangala, duke bërë që “gjysmëpritja” e tij të përfundonte në rrjetë.
Më poshtë reagimi i argjentinasit: