Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan po vazhdon me inspektime në terren, në kuadër të mbrojtjes së ambientit.
Inspektorët e Komunës, gjatë vikendit, kanë ndëshkuar një qytetar, i cili kishte ndezur mbeturina, duke shkaktuar ndotje të ambientit.
Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se do të bëhen inspektime të vazhdueshme edhe jashtë orarit të rregullt të punës dhe gjatë vikendeve.
“Apeloj qytetarët që të mos ndezin mbeturinat në asnjë formë, përndryshe do të përballen me ndëshkime në përputhje me ligjet në fuqi”, është shprehur Hyseni.
DTV