Njësia Speciale Intervenuese pritet që edhe nesër të protestojë para objektit të qeverisë me kërkesat e njëjta sikurse ato të 1 nëntorit që ndërlidhen me shtesat e rrezikshmërisë dhe të tjera.
Protesta sipas njoftimit do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:30
Gatishmëri për t’iu bashëangjitur protestës kanë shprehur edhe njësi të tjera policore të specializuara e kufitare (NJNSH) por për shkak të mungesës së autorizimit nuk mund të protestojnë
Por të njëjtit i kanë dhënë mbështetje njësisë elitare të policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre, dhe të njëjtën e konsiderojnë jetike për sigurinë e vendit sidomos në operacionet që ndërlidhen me veriun.
DTV