Lushi: Qeveria t’i rris pensionet, në vend se të jap vitra për pensionistët

Analisti Uk Lushi ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ju dhuruar nga 100 euro kategorisë së pensionistëve të vendit.

Përmes një statusi në Facebook, Lushi ka thënë se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, në vend që të shpërndajë “vitra” për pensionistët duhet t’i rrisë pensionet duke i indeksuar në shkallën e inflacionit.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kurtit në vend se të shpërndajë vitra për pensionistët duhet t’i rrisë pensionet duke i indeksuar me shkallën e inflacionit.

Pensionistët nuk janë kategori sociale që i duhet dhënë lëmosha të herëpasherëshme, por i kanë fituar pensionet me punë dhe djersë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.