Gjatë një kontrolli në një subjekt biznesor në Podujevë, janë sekuestruar para në vlerë prej 4 mijë e 390 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Rasti është nën hetime.
“ Podujevë / 06.11.2023 – NN. Gjatë kontrollit të një subjekti biznesor janë hasur dhe sekuestruar monedha në vlerë prej 4390€ të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
DTV