Krasniqi pas takimit me Lajçakun: Dreqi fshihet në detaje

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit me kryetaret e partive opozitare dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak.

Krasniqi ka thënë se nuk janë njoftuar në detaje rreth draftstatutin e asociacionit, derisa ka kërkuar që “tekstin” ta shohin në detaje.

“Tashmë ka dëshmi se ka involvim të shtetit serb, ndërsa nuk ka asnjë veprim në raport me Beogradin zyrtar.  Kjo ishte një kërkesë që unë shpresoj shumë se të merret parasysh dhe se do të këtë veprime konkrete për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, konsideroj se janë të padrejta”, tha ai.

“Komunikimi  ynë ka qenë gjithmonë i hapur më ndërmjetësit evropianë dhe amerikanë, po shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsyeje se nuk jemi të njoftuar në detaje, e siç thotë një shprehje: “Dreqi fshihet në detaje”, ne na duhet që ta shohim tekstin në detaje për të qenë të sigurt se një themelim i asociacionit nuk do ta ndryshojë për keq karakterin unitar për shtetin tonë dhe nuk do ta transformojë Republikën e Kosovës nga idealet e themeluesve të këtij shteti”, theksoi kreu i PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.