Juristi, Bardhyl Hasanpapaj në lidhje me draft-statutin e Asociacionit ka thënë se nuk është problemi se kur do të publikohet por se a është ai drafti që është parë drafti final.
Ai ka thënë se problematika është se a do të jetë drafti i negociueshëm apo jo.
“Duhet ta dimë ky draft që po shihet a është drafti final, atëherë një ditë kur do të publikohet e shohim a është i mirë apo i keq”, ka thënë Hasanpapaj.
Sipas tij, nuk është shumë me rëndësi kur ky draft do të publikohet, pasi publikimi i tij nuk do e ndryshonte përmbajtjen nëse janë marrë vesh palët për draftin final.
Hasanpapaj ka thënë se me sa po trumbetohet nga qeveria Kurti ky draft po shihet si avancim i madh dhe se nga AAK-ja u tha që ky draft është hap i mirë për Kosovën.