Musliu-Shoshi, Kurtit: Nënshkrimi i Vuçiqit për Asociacionin, vetëm nëse do që Serbia të ketë hise në marrëveshje

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po e kërkon nënshkrimin e presidentit të Serbisë, Aleksader Vuçiq, për Asociacionin.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe e Kosovës dhe nuk ka nevojë të përfshihet Serbia.

Sipas saj, nënshkrimi i Vuçiqit është i nevojshëm vetëm nëse duan që Serbia me pasë hise në këtë marrëveshje.

Asociacioni është çështje unilaterale e Kosovës. Kjo domethënë që nënshkrimi i Vuçiqit ju vyen vetëm nëse duan që Serbia me pasë hise në këtë marrëveshje!”, ka shkruar ajo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.