Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka mbajtur fjalim sot në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Aty, Gërvalla ia ka përmendur Serbisë marrëveshjen e nënshkruar me Rusinë, si një shtet agresor në Ukrainë.
Sipas Gërvalles, kjo është e turpshme dhe nënkupton se Serbia është nënshtruar ndaj Putinit.
“Serbia nënshkroi marrëveshje me agresorin, Rusinë. Selakoviq e ka bërë këtë gjë. Kjo është e turpshme, e rëndë. Askush nuk do të mendojë që Putin do t’i kërkonte dorës së zgjatur të tij, Serbisë. Kjo marrëveshje përbën nënshtrimin e Serbisë ndaj pushtetit në Kremlin”, tha ajo.