Është sulmuar fizikisht Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Minierës së Trepçës, Bahri Karaça, në zyrën e tij.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa potencoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:00, ankuesi mashkull shqiptar i Kosovës, ka raportuar se në vendin e tij të punës në zyrat e Minierës në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari, po ashtu mashkull shqiptar i Kosovës. Viktima ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është duke u intervistuar”, tha Zahiti.
DTV