Shoferët ‘shumahera’ të Trafikut Urban, ‘tekat’ e tyre nxisin reagimin e qytetarëve

Nuk është e habitshme që herë pas here të hasim në ankesa të shumta nga qytetarët karshi Trafikut Urban në Prishtinë.

Përderisa, në të kaluarën kishte ankesa të shumta për çmimet e biletave, mungesën e informacionit të orareve apo kushteve bazë, sikurse çështja e pritoreve në stacione,”listës së ankesave”, iu është shtuar edhe sjellja e shoferëve të punësuar në disa linja të Trafikut Urban.

Qytetarët thuajse njëzëri po kritikojnë shoferët e autobusëve, pasi të njëjtit raportojnë gjatë gjithë kohës në forma të ndryshme për sjelljen jo korrekte të shoferëve apo edhe konduktorëve të autobusëve.

E ajo që po i bezdisë më së shumti është mosndalesa e autobusit në stacion, apo moslejimi i futjes brenda autobusit, duke i mbyllur dyert dhe me një shpejtësi jo normale të largohen nga vendi ku do duheshin të ndaleshin.

Këtë problem e ka hasur edhe një qytetar anonim, shqetësimin për të cilin e ka publikuar në madje në rrjetet sociale.

Sipas denoncimit, thuhet se pavarësisht motit të ligë e me reshje të shumta të shiut, ka pritur rreth 15 minuta, dhe autobusi i linjës 3C nuk është ndalur, përkundrazi ka rritur shpejtësinë dhe është ndalur për rreth 20 metra më larg.

E për këta shoferë që luajnë të fortin, denoncuesi kërkon që të ndërmerren masa.

“Shpeshhere ndodh qe shoferet sillen shume keq me udhetaret, por sot ishte sjellja me e keqe qe kam pare ndonjehere nga ata. Pasi isha duke pritur autobusin perball nenstacionit termik ne Breg te Diellit (tek Fresca) per 15 minuta ne mot me shi dhe temperatura te uleta, sapo autobusi erdhi diku rreth ores 8 ne mengjes, nuk u ndal ne stacionin perkates pasi na pau duke e pritur, por e rriti shpejtesine dhe u ndal rreth 20metra me larg (diku tek rrethi i Maxi 24h), pasi vrapuam dhe u afruam duke pritur udhetaret qe dilnin shoferi e mbylli deren dmth gati sa nuk na zuri me dere dhe vazhdoj me shpejtesi, nuk na la te hyjme ne autobus. Vlen te ceket qe ishte sjellja me e ulet qe mund te kete njeriu, isha aq shume e frustruar saqe mendova qe zgjidhja me e mire do ishte ta lajmeroja tek ju, prandaj kalova ne anen tjeter te rruges dhe e prita deri sa u kthye nga rrethi i Matit ne fund te rruges C, qe ti beja nje foto per te ju treguar me deshmi se cili ishte shoferi. Shpresoj shume qe te ndermerrni hapat e duhur”, thuhet në këtë denocnim.

Po të njëjtin problem e ka pasur edhe një vrojtuese tjetër, e cila ka hasur në një sjellje aspak korrekte nga shoferi.

Me detaje, e njëjta e ka publikuar këtë shqetësim në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”.

“Me date 31.10.2023 rreth ores 15:00 ne Breg te Diellit tek Maxi 24, nuk osht ndale ne stacion autobusi, ku e percjella prita se a po ndalet te stacioni perball Fresco-s, por jo nuk u ndal as aty u ndal menjëherë mbi rreth… mbi zebra. ( Fotoja e pare)

Erdha duke vrapu me dy femit njoni ne karroc e vajzen afer 3 vjeqe.  Kur u afrova shoferi nuk ma hapi deren… prita aty e me ne fund e hapi… mtha qfar problemi ki ?!

E pyta se pse e tejkaloi stacionin e kalum e nuk e ndali autobusin?

Me tha “Nuk e kom per detyr me ta ndal autbusin kur je ne telefon”..

Dmth kam qen ne stacion vetem un me femijet e mi e pse kam qen ne telefon Shoferit iu kom duk e parendesishme me ma ndal autbusin.

Ju luta pasi jom me fmi me mi hap dyrt e autobusit mtha shko ne stacion prite autobusin.

I thash e pse ti sje ndal ne stacion po n

e rrug ? Mtha ku du une ndalna e boj pauz…

Pauzen 3C e bon tek stacioni perball Freco-s e asnjeher deri tash nuk e ka bo ne rruge.

Shkova ne stacion e edhe hypa ne autobus pasi erdh e kondukteren(femer) e pyta si e ka emrin Shoferi… e qe nuk ma tregoi… Shoferi prej pozicionit tij mtha prap qe nuk e ka detyr me ndal autbusin kur rri ne telefon.

Qfar arsye ?!

Kam qen vetem une ne stacion me dy femijet e mi e kjo osht arsyeja e vetme qe ka pritu me e ndal autobusin! Me posht i keni edhe fotot e targat e autubusit nese mirret kjo ankes parasysh!”, shprehet ajo.

Megjithatë, dikush po thotë se ankesat janë të kota, derisa avazi i njëjtë po vazhdon në linja të ndryshme.
Image

E këto ankesa të të njëjtit lloj vërshojnë në komente dhe rrjetet sociale, denoncime për të cilat Syri.net Kosova ka kontaktuar edhe me zyrën e medias së Trafikut Urban, për të parë nëse edhe ata kanë pranuar të njëjtat ankesa dhe se si po trajtohen këto raste, por megjithatë të njëjtit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të redaksisë.

Mijëra qytetarë përdorin çdo ditë transportin publik në Prishtinë. E natyrisht, lëvizja e përditshme është një sfidë në vete mes pritjeve të gjata në stacion, për shkak të orareve që nuk respektohen, e po ashtu kaosit që vjen si pasojë e kolonave të gjata në trafikun e kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.