Kamioni i parë me solucione infuzioni, i cili u dorëzua në Kosovë nga Serbia pesë ditë më parë, sapo ka mbërritur në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicë, sipas mediumit në gjuhën serbe .
Para disa ditësh, Serbia ka nisur një dërgesë me barna për komunat e banuara me shumicë serbe, por që kishin pritur në doganë.
Për këtë kishte lajmëruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, kontigjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë! Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, ka shkruar Petkoviq më 4 nëntor.
DTV