Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe anëtarin Denis Beçiroviq. Në këtë takim Kurti ka theksuar nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, përfshirë atë për lëvizjen e lirë me letërnjoftime.
Takimi është zhvilluar në Francë, ku kryeministri po qëndron në kuadër të Forumit të Paqes.
Për këtë takim ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit.
Gjithashtu në takim thuhet se është folur edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka bërë hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje. Kryeministri Kurti ka qenë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.
“Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën ‘Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt’, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime”, është thënë në njoftim.
DTV