Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve kanë mbajtur mbledhje këtë të dielë, ku kanë diskutuar për situatën e krijuar së fundmi në Ndërmarrjen Trepça.
Sipas njoftimit, mnë këtë mbledhje janë marrë dy vendime.
Vendimi i parë është për hapjen e konkursit për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A duke qenë se kjo pozitë ka qenë me ushtrues detyre për periudhë pothuajse 2 vjecare.
Po ashtu bordi ka marrë vendim që Menaxhmenti i Trepça me urgjencë të formojë komision për të paraqitur gjendjen saktë të kushteve të punës dhe të punoj në identifikimin dhe ofrimin e kushteve më të mira të punës.
Bordi ka rekomanduar që të punohet në ngritjen e përfomances së ndërmarrjes për të siguruar stabilitet financiar dhe rrjedhimisht paga e punonjësve për muaj të ekzekutohet jo më larg se data 10 e muajit pasues.
Ndër të tjera është vedosur që vendimet të shqyrtohen në vazhdimësi konform rregullave dhe ligjeve në fuqi, posacerisht ato për situaten e krijuar së fundmi.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 05/11/2023 ka diskutuar situatën e krijuar së fundmi në Ndërmarrjen Trepça SH.A dhe ka prioritizuar kërkesat e minatoreve në letrën që ka adresuar për Bordin me datë 02/11/2023. Kështu, Bordi ka marrë këto veprime:
1. REKOMANDIM që të punohet në ngritjen e përfomances së ndërmarrjes për të siguruar stabilitet financiar dhe rrjedhimisht paga e punonjësve për muaj të ekzekutohet jo më larg se data 10 e muajit pasues.
2. VENDIM që të hapet konkursi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A duke qenë se kjo pozitë ka qenë me ushtrues detyre për periudhë pothuajse 2 vjecare.
3. VENDIM që Menaxhmenti i Trepça me urgjencë të formojë komision për të paraqitur gjendjen saktë të kushteve të punës dhe të punoj në identifikimin dhe ofrimin e kushteve më të mira të punës.
4. SHQYRTIM i vendimeve në vazhdimësi konform rregullave dhe ligjeve në fuqi, posacerisht ato për situaten e krijuar së fundmi.
Bordi siguroi edhe njëherë menaxhmentin që do të vazhdojë të punoj në të mirë të Ndërmarrjes dhe me profesionalizëm e përkushtim do të identifikojë dhe trajtojë të gjitha çështjet me qëllim të avansimit të objektivave strategjike të Ndërmarrjes.
DTV