Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Izraelit

Kosova do të mirëpresë sonte në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Izralit në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.

“Dardanët” do të luajnë këtë duel pa ndonjë objektiv, duke mos pasur ndonjë gjasë matematike për kualifikim.

Kosova ndodhet e katërta në grupin I me 7 pikë të mbledhura dhe vetëm një fitore të arritur, e cila erdhi në ndeshjen e fundit ndaj Andorrës.

Kombëtarja e Kosovës tashmë ka zbuluar formacionin zyrtar për këtë duel, ku nuk mungojnë as disa lojtarë nga Superliga.

Formacioni startues:

XI: Muric, Aliti, I. Krasniqi, Dellova, Kastrati, Zyba, Loshaj, Muslija, Rashica, Berisha, Muriqi.

Dueli fillon nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published.