Një person është shoqëruar në polici për intervistim nën dyshimin se në vitin 2022 ka bashkëjetuar me personin nën 16 vjeç.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në Pejë.
Po ashtu në raport thuhet se i dyshuari me të miturën janë ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve.
“Me datë 13.11.2023 është shoqëruar për intervistimet i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti (në vitin e cekur-2022) ka kryer veprën e cekur duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur, me të cilën tani janë ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
DTV