Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me drejtorin gjeneral për Marrëdhënie Kulturore Ndërkombëtare në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Austrisë, Christoph Thun Hohenstein, vizituan hapësirat e Tulltores në kryeqytet.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se Hohenstein është shprehur i impresionuar me hapësirat e Tulltores, dhe shndërrimin saj në Qendër të Inovacionit e Kuluturës.
Postimi i plotë:
I impresionuar me hapësirat e Tulltores dhe i gëzuar për realizimin e projektit për shndërrimin e kësaj hapësire në Qendër të Inovacionit e Kulturës të Prishtinës, u shpreh Christoph Thun Hohenstein, Drejtori Gjeneral për Marrëdhënie Kulturore Ndërkombëtare në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Austrisë.
Hohenstein deklaroi se suksesi i madh i Edicionit të Biennales Manifesta i mbajtur në Prishtinë përsëri në kryeqytetin tonë, duke e cilësuar atë si ndër më të mirët të organizuar ndonjëherë.
Falënderoj për vizitën z.Hohenstein dhe jam i bindur që do të na vizitojë sërish.