Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, për të respektuar gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord.
Siç njofton Shërbimi Mediatik i Presidentit të Serbisë, Vuçiq ka ripërsëritur se Serbia avokon për deeskalim, paqe dhe stabilitet, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë.
Edhe një herë, presidenti Vuçiq e informoi në detaje përfaqësuesin special të BE-së për peshën e situatës me të cilën përballen serbët, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit.
Ai shprehu shpresën se procesi i mëtutjeshëm i dialogut do të çojë në rezultate.
“Gjatë takimit të sotëm, Vuçiq ka insistuar në formimin e Asociacionit dhe janë diskutuar tema të tjera të rëndësishme në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.
DTV