Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, e cila kishte targa RKS.
Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që ka për qëllim të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar presidentja në platformën “X”.
Ndryshe, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.
The burning of the car belonging to the deputy mayor of Leposavić, Mrs. Dragana Miletić, is a criminal act that aims to spread fear among local Serbs and inhibit their integration into 🇽🇰 institutions.
The perpetrators of this cowardly and despicable act will face justice. https://t.co/xbDZHyuYAm
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 14, 2023
DTV